Politike

Meta dekreton me rezerva ligjin “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”: Mund të ishte më i qartë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin "Për regjistrimin e pronarëve përfitues". Meta ka theksuar, se ky ligj është rekomandim i përsëritur për Shqipërinë nga "MONEYVAL".
Featured image of article: Meta dekreton me rezerva ligjin “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”: Mund të ishte më i qartë Ilir Meta

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”. Sipas Metës, ky ligj është rekomandim i përsëritur për Shqipërinë nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës.

Kreu i Shtetit ka shtuar më tej, se ligji është një hap para drejt transparencës së zotëruesve të kapitalit të subjekteve tregtare. Meta ka edhe një kritikë për ligjin, teksa thekson se në funksion të transparencës mund të ishte përcaktuar edhe më qartë detyrimi për deklarimin dhe regjistrimin e subjekteve.

Postimi i plotë

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

11 gusht 2020

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

Ky ligj është një rekomandim i përsëritur për Republikën e Shqipërisë nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës, për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj është një hap para drejt transparencës së zotëruesve të kapitalit të subjekteve tregtare, por që po në funksion të kësaj transparence, mund të kishte përcaktuar edhe më qartë detyrimin për deklarimin dhe regjistrimin e subjekteve, pa kufizime, në raport me aksionet/kuotat të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Ky ligj nuk duhet të jetë një akt që miratohet vetëm për qëllime raportimi pranë Moneyval, por është me rëndësi themeltare për Shqipërinë, të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparenca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementimit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment