PolitikeSport

Meta dekoron Presidentin e UEFA-s dhe tregon hisorinë e panjohur: Kam qenë dhe komentator ndeshjesh

Ai tha se 30 vite më parë, gjatë kohës që ishte student, kishte bërë edhe komentatorin e ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetër”.
Featured image of article: Meta dekoron Presidentin e UEFA-s dhe tregon hisorinë e panjohur: Kam qenë dhe komentator ndeshjesh Momente gjatë ceremonisë

TIRANË- Në një ceremoni të zhvilluar në Presidencë, Ilir Meta ka dekoruar sot Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili ndodhet në Shqipëri pasi është i ftuar special i FSHF për inaugurimin e stadiumit.

Kreu i shtetit gjatë ceremonisë mbajti një fjalë të shkurtër dhe tregoi një detaj të panjohur më parë. Ai tha se 30 vite më parë, gjatë kohës që ishte student, kishte bërë edhe komentatorin e ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetër”.

Aleksandër Ceferin dhe Ilir Meta

I nderuar Ceferin, i nderuar Duka, të nderuar personalitete të futbollit shqiptare, Europianë dhe Botërorë, të nderuar miq e të ftuar, iu uroj të gjithëve, mirë se erdhët të gjithë në presidencë. Kur isha student 30 vite më parë isha dhe komentator i ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetër”.

Edhe sot mbetem shumë i lidhur më këtë sport kaq të dashur për të gjithë. E konsideroj si privilegj të veçantë të nderoj një personalitet presidentin Ceferin. Një nga personat më të dashur dhe mbështetësit më të madh në dobi të sportit më të dashur të shqiptarëve, futbollin. E falenderoj zotit Ceferin për të gjithë iniciativat në të mirë të futbollit. Një vlerë të veçante ka pasur thirrja e tij, drejtuar familjes së futbollit që të kujdesin për përgjegjësi sociale dhe të dhurojnë për kauza të ndryshme”, u shpreh Meta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment