KRYESORET
Politike

Meta dekoron personalitete të Durrësit: Shembuj të spikatur të përkushtimit

28 Janar 2022, 19:11 Nga DOSJA
Meta dekoron personalitete të Durrësit: Shembuj të spikatur

DURRËS- Me anë të një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Durrësit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot disa personalitete të shquara në fusha të ndryshme të kësaj treve. Kreu i Shtetit dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” Mihal Mukën me motivacionin: Në vlerësim të kontributit të shquar në fushën e shëndetit publik, të humanizmit dhe punës së palodhur në shërbim të qytetarëve durrsakë. Me mirënjohje për aftësitë e larta profesionale si mjek epidemiolog, botues shkencor e pedagog, si dhe për vlerat e spikatura intelektuale dhe qytetare.

Sipërmarrësin Nazif Tivari me motivacionin: Në vlerësimin të kontributit të shquar në shërbim të konsumatorit shqiptar me prodhimet e qumështit, si dhe ato të përpunuara prej tij. Me mirënjohje sipërmarrësit model, të përpiktë në marrëdhënie më punonjësit, si dhe me aftësi të spikatura organizative e me vizion bashkëkohor në industrinë e agrobiznesit.

Valltarin Ibrahim Roçi me motivacionin: Në vlerësim të talentit të spikatur në interpretimin e valleve tradicionale, për kontributin në lartësimin e kulturës popullore e folklorit të trevës së Kavajës, si dhe në formimin dhe përgatitjen artistike të mjaft valltarëve të rinj.

Ndërsa me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Presidenti i Republikës vlerësoi Alfred Golgotën me motivacionin: Me mirënjohje për shërbimin e çmuar dhe kontributin në dobi të interesit të qytetarëve, institucioneve të ruajtjes së rendit publik, si dhe vlerave demokratike të shoqërisë shqiptare.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” Presidenti Meta, vlerësoi edhe Enver Qerimin me motivacionin: “Në vlerësim të cilësive të spikatura si violinist i talentuar, për virtuozitetin në interpretimin me teknik të lartë dhe emocion të shumë koncerteve me repertor të pafund nga muzika popullore, deri në pjesët më të njohura të muzikës instrumentale shqiptare e botërore për violinë e piano.”

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta u shpreh personalotetet e mësipërme janë të spikatura në qytetin e Durrësit për përkushtimin, kontributin dhe zhvillimin që kanë dhënë në emancipimin shoqëror.  Ai ka shtuar se vlerëson rolin e tyre në angazhimet për të mira të përbashkëta por edhe për ruajtjen e trashgimisë kulturore.

“I nderuar Kryetar i Shoqatës ‘Durrësi’, zoti Abdullah Deliallisi. Të dashur miq të shoqatës ‘Durrësi’ dhe Qendrës Kulturore të qytetit Kavajë. Të nderuar zonja dhe zotërinj, miq e të ftuar! Sot është një ditë e veçantë dhe kënaqësi për mua, që së bashku të vlerësojmë disa prej qytetarëve dhe personaliteteve të shquara nga jeta publike e artistike e trevës tuaj. Personalisht vlerësoj pa masë, rolin e shoqatave qytetare, kurajon dhe angazhimin e tyre në adresë të mirës së përbashkët, sidomos të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, por njëkohësisht edhe të promovimit të vlerave, më të mira qytetare.

Sepse qytetet ku ne banojmë, duhet të reflektojnë pikërisht interesat, aspiratat, dëshirat dhe angazhimin e qytetarëve më të mirë dhe më të dalluar. Shoqatat tuaja janë forume të rëndësishme të zërit qytetar, prandaj edhe kemi bashkëpunuar në mënyrë të ngushtë me shoqatën ‘Durrësi’. Sot nderojmë disa personalitete të veçanta, me propozimin tuaj, si mjeku i përkushtuar dhe personaliteti humanist doktor Mihal Todi Muka. Violinisti i njohur e virtuoz zoti Enver Qerimi; koreografi dhe interpretuesi i njohur i valles së Shqipërisë së Mesme zoti Ibrahim Roçi; Pedagogu dhe sipërmarrësi me vizion i industrisë së qumështit zoti Nazif Tivari; si dhe një prej figurave të njohura të mbrojtjes së rendit dhe jetës së qytetarëve, zotin Alfred Golgota.

Shoqëria shqiptare megjithëse vështirësitë e kohërave ka ditur të evidentojë shembuj të spikatur të përkushtimit, të kontributit dhe të pasionit. Sot në ditët e pandemisë botërore po spikat edhe roli i mjekëve, si asnjëherë tjetër, por dhe angazhimi i doktor Mukës! Edhe pse kanë ka kaluar dekada në shërbim të qytetarëve të emocionon përkushtimi, humanizmi dhe aftësia e lartë profesionale e doktor Mihal Todi Mukës, një nga emblemat e shëndetit publik, jo vetëm të Durrësit. Formimi i tij si mjek në një nga universitetet e shquara të kohës, kualifikimi tij shkencor, përvoja laboratorike e pedagogjike, si dhe aftësitë drejtuese të tij, iu kanë dhënë jetë, siguri e shëndet mbarë qytetarëve durrsakë për dekada me radhë, madje edhe në ditët e sotme, megjithë moshën e thyer.

Një personalitet i vlerësuar është pedagogu dhe sipërmarrësi i suksesshëm zotin Nazif Tartari. Shumë vite më parë ai u kthye në atdhe për të realizuar ëndrrën e tij, duke ngritur fabrikën e përpunimit të qumështit ‘Mozzarela Albania’. Bashkë me produktet e saj cilësore, ai ofroi i konsumatorit shqiptar edukatën e punës dhe një vizion bashkëkohor të menaxhimit të agro-industrisë dhe shfrytëzimit të produkteve të blegtorisë tonë. Po kështu, violinisti i shquar Enver Qerimi në jetën e tij artistike ka marrë shumë tituj e vlerësime, për interpretimet e shkëlqyera me instrumentin e tij të violinës, por vlerësimin më të madh ia ka dhënë me duartrokitje, publiku i Durrësit dhe ai mbarë shqiptar për kontributin e tij të madh në muzikën dhe kulturën popullore.

Mes nesh sot është edhe valltari e koreografi i përkushtuar, Ibrahim Roçi, artisti i dalluar në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore jo materiale në zonat e Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës e Peqinit. Në karrierën e tij të gjatë ai është laureuar në shumë festivale folklorike kombëtare dhe ndërkombëtare. Pas viteve ‘90-të, zoti Roçi krijoi Ansamblin Folklorik “Besa”, që e ka mbajtur dhe po e mban me pasionin e tij modest, duke krijuar kështu një shembull të lartë qytetarie dhe atdhedashurie. Për të mbyllur këtë përshëndetje do të vlerësoja po ashtu propozimin e Shoqatës “Durrësi Autokton” për zotin Alfred Golgota, një nga emblemat e punonjësve të ruajtjes së rendit publik dhe të jetës së qytetarëve durrsakë.

Ai ka punuar me ndershmëri e pasion për më shumë se 30 vite në Policinë e Shtetit, pa u tërhequr kurrë nga misioni i tij, deri duke rrezikuar jetën për të mirën e komunitetit. Të nderuar miq. Këto vlerësime kanë të bëj në pikërisht, me disa personalitete të fushave të ndryshme, të mjekëve, artistëve, sipërmarrësve, profesionistëve dhe gjithë punonjësve të ndershëm, të shtetit shqiptar ndër vite. Ato janë një mesazh për brezin e ri për t’i dashur e nderuar traditat dhe personalitetet e këtij populli. Ky dekorim përbën gjithashtu një thirrje për institucionet e shtetit tonë, për të rritur mbështetjen dhe vëmendjen ndaj qytetarëve të përkushtuar të këtij vendi. Paqe, begati dhe harmoni në familjet tuaja dhe të gjithë durrsakëve dhe shëndet mbi të gjitha,” tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

'Yt shoq i ka dhënë tender vëllait'/ Akuza e Berishës, Spiropali: S'ma bën syri tërr, shko në SPAK

'Yt shoq i ka dhënë tender vëllait'/ Akuza e Berishës, Spiropali: S'ma bën syri tërr, shko në SPAK

Akuza për Spiropalin, Berisha: Yt shoq i jep tender vëllait tënd, lumturoni njëri-tjetrin

Berisha: Butrinti s'është prona e Ramës. Shoqëria Civile: Duam popullin në këmbë doktor

Spiropali: Doktor mendon se je zgjedhur në PD por je në rrugë qorre, rri aty Flamur...si shkop

“Mos ulërit”, Paloka-Felajt: Ik moj budallaqe, legene

Berisha në krye të PD-, Çupi: Jam e dëshpëruar! Lajm i keq për demokratët

Berisha në krye të PD, Duma: Të respektohet vullneti i demokratëve

Berisha në krye të PD, Pampuri: Unë jam me SHBA

Berisha në krye të PD, Sula: Një pjesë e njohin

Protesta/ Avokati: Ligjin e Butrintit po ia bëjnë dhuratë ministrit të jashtëm grek, s'është rastësi

Rrëzohet kërkesa e Vasilit për debat, Balla: Shkresa që erdhi në Kuvend s'mbante firmën e non-gratas

Berisha në krye të PD, Balla: Dje kishte tre gara të forta, ajo me Ibsenin s’dihej si do dilte

Vijon AKSIONI, ‘Shqiponjat’ blindojnë Elbasanin pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit

Zgjedhjet në PD/ Shkëlzen Berisha voton për kreun e ri të PD në selinë blu

Elbasani ‘përmbytet’ në pikun e vapës, ujërat e zeza mbushin qytetin

Synonte të bëhej ministër me Bashën, Andi Lila 'kthen', shfaqet sot me Ramën e Veliajn

‘Lufta’ mes tyre zhvillohet në Gjykatë, Veliaj e Duka bëhen bashkë për ‘Kupën e Botës’

Silva i jep dhuratën e veçantë Ramës, kryeministri: E paskeni studiuar gjatësinë time

Bregdeti në Shëngjin mbulohet nga pluhuri i verdhë, IKMT: Dyshohet se është hedhur nga anijet

Zgjedhje në PD/ Ibsen Elezi e nis me disavantazh: Kam vëzhgues, por anëtarë në Komisione jo

Targa italiane, armë dhe vila luksoze/ Ç'nuk u pa nga aksioni "Plumbi i artë"

Frikë se Gjykata s'i jep të drejtë? Berisha: S'ka vendim që ndal këtë mision historik

Sali Berisha shkon në selinë e PD, e shoqëron bashkëshortja

Presidenti, Balla: S'e kuptoj tërheqjen e PD, ne e respektojmë marrëveshjen

Policia bën bilancin: Pezullohen 95 leje drejtimi, gjobiten mbi 500 persona

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë