Politike

Meta anuloi zgjedhjet, opozita në festë/ Basha: Falë jush… (FITORE, FITORE)

Lulzim Basha ka përshëndetur veprimin e presidentit për të shtyrë zgjedhjet lokale. Basha u tha protestuesve se kjo ishte si rezultat i betejës opozitare, ndërkohë që turma thërriste "fitore fitore"

TIRANE- Lulzim Basha përshëndet vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kryedemokrati u shpreh para mijëra protestuesve se kjo erdhi si rezultat i betejës së protestuesve të opozitës që kërkojnë largimin e Ramës.

Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme falë bashkimit më të paparë të mendjeve e zemrave të shqiptarëve të lirë, presidenti i republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit”-tha Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës: 

Mirë se keni ardhur në bashkimin më të madh popullor që ka njohur Shqipëria. 6 netë më parë u zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë, ndaj më lejoni të shpjegoj para jush dhe gjithë shqiptarëve pse po e marr fjalën para jush dhe gjithë shqiptarëve, arsyen pse po e marr fjalën sot. Arsyeja është sepse kjo javë e mbushur me zhvillime të jashtëzakonëshme në Shqipëri, në Gjermani, në Europë, të cilat janë të lidhura drejtëpërdrejt me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, kanë marrë një kthesë. Ndaj më lejoni ta nis duke ju falenderuar ju vëllezër dhe motra që jeni forca e panbdalëshme e ndryshimit që po vjen.
Ju jeni fuqia, ju jeni forca.

Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme falë bashkimit më të paparë të mendjeve e zemrave të shqiptarëve të lirë, presidenti i republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bands së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist antikushteutes, antielektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor. (Fitore, fitore, fitore) Vëllezër dhe motra kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës tuaj i besimit tuaj të palëkundur tek vlerat evropiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar sot zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje. Shkak për këtë, është bërë sinjalizimi se protesta e opozitës do të jetë e dhunshme. Argumentet shtjerruese, thekson Meta do të bëhen publike ditën e hënë më 10 qershor.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment