Aktualitet

Meta ‘alarm’ në Shqipëri për tërmetin apokaliptik, sizmiologu grek e mohon: S’kam bërë asnjë parashikim

  • Tërmet i fuqishëm në Ballkan/ Meta kërkon masa nga qeveria: A kemi kapacitete?
  • Sizmiologu i vjetër grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë ka mohuar të ketë kontaktuar me presidentin Ilir MEta lidhur me tërmetin.
    Featured image of article: Meta ‘alarm’ në Shqipëri për tërmetin apokaliptik, sizmiologu grek e mohon: S’kam bërë asnjë parashikim Akis Tselentis dhe Ilir Meta

    TIRANË – Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete. Ky është reagimi ekskluziv që jep për Shqiptarja.com, sizmiologu i vjetër grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë.

    Emri i tij u përdor nga Presidenti Ilir Meta, ku teksa e citonte për paralajmërimin e një tërmeti apokaliptik që do godiste Ballkanin, i dërgonte një letër kryeministrit Rama, zv.kryeministrit Braçe dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, që ta informojnë kreun e shtetit a kanë marrë masa dhe a mund ta përballojë Shqipëria një tërmet të përmasave të tilla.

    “Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës”, thotë Meta në letrën e tij të cilën Shqiptarja.com e disponon.

    Por sizmiologu grek në përgjigje të një email-i që Shqiptarja.com i dërgoi duke e pyetur a e ka bërë një parashikim të tillë dhe a ka biseduar me kreun e shtetit shqiptar, ai përgjigjet për gazetarin Antonio Çakshiri:

    “Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete. Unë nuk kam bërë asnjë parashikim. Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj. E gjitha kjo është fake (e rremë) dhe qesharake”

    Akis Tselentis

    Marrë nga Shqiptarja.com

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment