Politike

Ligji special anti-KÇK, Meta: U miratua në pabesi para mbërritjes së ‘Venecias’, paratë e shqiptarëve vetëm në një grusht të vetëm

Presidenti Ilir Meta shkruan se shteti është kthyer në PPP që sipas tij është Polici, Parti dhe Propagandë.
Featured image of article: Ligji special anti-KÇK, Meta: U miratua në pabesi para mbërritjes së ‘Venecias’, paratë e shqiptarëve vetëm në një grusht të vetëm Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj aksionit anti-KÇK dhe kryeministrit Edi Rama. Me anë të një statusi në Facebook, Meta shkruan se shteti është kthyer në PPP që sipas tij është Polici, Parti dhe Propagandë.

Sipas kreut të shtetit, tanimë të gjitha paratë që u sekuestrohen subjekteve të dyshuar se kanë lidhje me krimin do të shkojnë vetëm në dorën e kryeministrit.

Ligji special anti-KÇK u miratua një ditë para se Komisioni i Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP,”– shkruante Rama.

POSTIMI I PLOTË

Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

Ka kaluar më shumë se një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Oreges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment