Jete & Stil

Mësuesja kosovare që po bën xhiron në rrjet, në ditën e dasmës me nxënësit përkrah, pozon në studio (FOTOT)

Një mësuese nga Kosova ka zgjedhur që në ditën e saj të dasmës të ruajë disa kujtime me nxënësit e saj.

KOSOVË– Gentijana Maloku nga Vushtria është mësuesja që po bën xhiron në rrjet. Ditën më të rëndësishme të jetës, martesën e saj ka vendosur ta organizojë ndryshe.

Në një studio bashkë me nxënësit e saj, mësuese Gentiana nuk e ka lënë përkushtimin dhe dashurinë ndaj tyre. Ajo ka realizuar disa foto bashkë me të vegjlit, teksa shpreh vlerësimin dhe dashamirësinë për ta.

“Me nxënësit e mi, në ditën më të rëndësishme, kurrë nuk kam shkëlqyer në univers, por sot të shkëlqyerit në univers janë nxënësit e mi”– shkruan Gentijana Maloku përkrah fotove të postuara.

Veshur me të bardha, të gjithë nxënësit kanë pozuar përkrah mësuese Gentijanës, e cila tashmë është bërë hit në rrjet.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment