Politike

Rasti i mësuesit maniak në Fier/ Boçi replikë me Shahinin: U solle si aktiviste, jo si ministre, lë shumë për të dëshiruar, ik më mirë!

Boçi thotë se Shahini u soll me rastin si një aktiviste e jo një ministre, pasi u shqetësua më shumë për trajtimin e lajmit nga media
Featured image of article: Rasti i mësuesit maniak në Fier/ Boçi replikë me Shahinin: U solle si aktiviste, jo si ministre, lë shumë për të dëshiruar, ik më mirë! Besa Shahini, ministre e Arsimit dhe Luçiano Boçi, ish-deputet

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar reagimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini në lidhje me rastin e mësuesit që ngacmoi seksualisht një nxënëse në Fier. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Boçi thotë se Shahini u soll me rastin si një aktiviste e jo një ministre, pasi u shqetësua më shumë për trajtimin e lajmit nga media, e jo për faktin se një mësues përdor postin për të abuzuar seksualisht me minorene. Më herët, ministrja Besa Shahini ka sulmuar mediet pasi sipas saj viktimat janë shfrytëzuar për vëmendje dhe se jetët e grave dhe vajzave po shkatërrohen në kazanin mediatik. 

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:

MINISTRJA QË BËN SI AKTIVISTE

Pas Ramës dhe Besa e shqetësuar për daljen e të vërtetës tronditëse të dhunës e abuzimit seksual në shkolla, sulmon median dhe me gjuhën e tij i etiketon ato si kazan mediatik. Nga e akuzuar kërkon të shndërrohet papritmas në akuzuese.

Nga përgjegjëse e fajtore për situatën, kërkon të marrë pozicionin e aktivistes dhe luftëtares për të drejta të munguara. Vetëm e vetëm për të shmangur përgjegjësinë që ajo ka. Kjo e revoltuara e ditës, për mënyrën e zbulimit të detajeve nga media të rastit të Fierit, vallë e harroi Elisën në rastin e Kavajës që bëri publike identitetin e minorenes së abuzuar nga bashkëmoshatarët?! Mos e harro Besa që Elisa atje shkoi me regji të medias kryeministrore ERTV. Apo kjo nuk është kazan për ty?! Pse nuk u revoltove kaq shumë atëhere, pasi mbaje dhe postin e zv/ministres?!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vend që të merret me fenomenin skandaloz të përhapur në mënyrë shqetësuese dhe për shkak të paaftësisë së dikasterit që ajo drejton, Besa merret me mënyrën se si duhet të ndërtohet lajmi. A thua është ministrja e mediave dhe jo e arsimit?! Në vend që të fshihet pas deklaratave të tilla në dritaret e FCB, Besa duhet të largohet një orë e më parë, siç i është kërkuar nga opinioni bashkë me paaftësinë e saj abuzuese, nga dera e asaj ministrie së cilës ende nuk i ka mësuar misionin.

 

Nëse mediat kanë kaluar apo jo kompetencën ligjore në shpalljes e së vërtetës tronditëse është AMA ajo që vendos jo Besa. Por Besa, AMA-n aneks të qeverisë e ka, pse bën më kot të lënduarën dhe shpërndan tym?! Rasti i Fierit nuk është rrufe në qiell të pastër.
Rrufe në qiell të pastër është sulmi që Besa i bën medias për të shpëtuar veten. Vetëm dy javë më parë i njëjti emision, denoncoi rrjetin e prostitucionit të lokaleve dhe hoteleve pranë shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”, ku ishin të implikuar dhe nxënës dhe ku droga në shkollë ishte sheshit. Asnjë reagim nga Ministria dhe nga Besa. As në FCB-në e preferuar. Prandaj ik më mirë Besa si Ministre! Bëhu aktiviste! Dhe në reagimin tënd si aktiviste unë do besoja vërtet në sinqeritetin e deklaratave të tua. Si Ministre le shumë për të dëshiruar!

Emisioni “Stop” ka publikuar dëshmi tronditëse që kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego. Emisioni “Stop” transmetoi me zë dhe figurë rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Agron Bego, por edhe disa kolegë të tij, të së njëjtës shkollë. Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e mësuesit Agron Bego. Ky i fundit ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”. Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e arrestit “burg pa afat”. Ai u pezullua nga shkolla dhe rasti po hetohet nga prokuroria.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment