Sport

Messi si “nxënës shembullor”, vjen 90 minuta më herët për stërvitjen e parë me Barçën

Messi ishte futbollisti i parë që mbrriti në qëndrën stërvitore të Barçës duke u shfaqur aty madje 90 minuta më herët
Featured image of article: Messi si “nxënës shembullor”, vjen 90 minuta më herët për stërvitjen e parë me Barçën Leo Messi

BARCELONË– Lionel Messi rishfaqet në stërvitje me Barcelonën për herë të parë që nga momenti që komunikoi se dëshironte largimin nga Barcelona. Messi ishte futbollisti i parë që mbrriti në qëndrën stërvitore të Barçës duke u shfaqur aty madje 90 minuta më herët si për të treguar se është gati për një sezon të ri ku do të kërkojë të lërë sërish shenjë me Barcelonën.

Messi i’u nështrua testit për koronavirus të dielën, dhe sot doli në stërvitje. Të shumtë ishin gazetarët që prisnin ardhjen e argjentinasit në stërvitje. Kjo është hera e parë që Messi do stërvitet nën urdhërat e trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman, pasi katalanasit e kanë filluar stërvitjen disa ditë më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment