
SPANJË– Pas nderimit të legjendës Diego Armando Maradona, i cili më herët ka veshur edhe fanellën e Barcelonës, katalanët ia dolën të rikthehet te fitorja në kampionat, këtë herë me goleadë 4-0 ndaj Osasunës, në një ndeshje që e zgjidhën mjaft mirë dhe e bënë më të lehtë sesa ishte në letër.
Lionel Messi shënoi golin e katërt të takimit, ndërsa festoi me bluzen e Maradonës kur ishte pjesë e klubit argjentinas Newells Old Boys. Një gjest i tillë do do t’i kushtojë 3 mijë euro klubit të Barcelonës, kjo sepse sipas rregullores së FIFA-s nuk lejohet që lojtarët të shpalosin logo, emblema kompanive të ndryshme të biznesit global.
E.Ç (Dosja.al)