Sport

Messi mund të largohet nga katalanasit, i jep sinjal këtij ekipi

FOTO
Messi i ka bërë follow faqes zyrtare të Manchester City në Instagram dhe kjo është quajtur nga mediat e huaja një sinjal për ekipin anglez.
Featured image of article: Messi mund të largohet nga katalanasit, i jep sinjal këtij ekipi Leonel Messi

BARCELONË– Leonel Messi pas humbjes me Osasunën i ka bërë kritika shumë të forta ekipit të tij. Ai ka thënë se,nëse Barcelona luan në të njëjtën mënyrë ndaj Napolit do të eleminohet edhe në “Champion League”.

Por mesa duket argjentinasi e sheh veten në një klub tjetër futbolli. Sëfundmi ai i ka bërë follow faqes zyrtare të Manchester City në Instagram dhe kjo është quajtur nga mediat e huaja një sinjal për ekipin anglez.

Kerkimi ne Instagramin e Leonel Messit

Skuadra e Pep Guardiolës do ta priste me krahë hapur yllin e katalanasve, më të cilin trajneri spanjoll ka punuar te Barcelona më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ky veprim i 33-vjeçarit ka bërë që edhe fansat e City të ëndërrojnë se një nga lojtarët më të mirë në botë do të zhvendoset në skuadrën e tyre.

I.A/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment