Sport

Messi me shokë shtangin presidentin Bartomeu: Nuk pranojmë ulje rrogash

Askush nuk e priste këtë
Featured image of article: Messi me shokë shtangin presidentin Bartomeu: Nuk pranojmë ulje rrogash Presidenti Bartomeu

Reagim i paparashikueshëm te Barcelona!

Presidenti Josep Maria Bartomeu iu ka kërkuar futbollistëve një mendim në lidhje me reduktimin ose shkurtimin e rrogës, meqë e gjithë bota po vuan që tani pasojat e koronavirusit. Spanja, madje, është vendi i dytë në Europë më i prekur nga kjo pandemi e frikshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përgjigjia që Bartomeu ka marrë nga Messi & Co ka qenë e papritur. Ata nuk kanë pranuar që t’iu ulet rroga. Formacioni katalanas është përgjigjur negativisht dhe nuk është dakord. Bartomeu u ka premtuar një kompensim të mëtejshëm në formë bonusesh, por ata kanë refuzuar edhe këtë variant.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment