Sport

Messi, Guardiola dhe yje të tjerë, bota e futbollit po ndihmon për koronavirusin

Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka në vetëm tri ditë kanë mbledhur 3 mln euro me nismën e tyre #WeKickKorona
Featured image of article: Messi, Guardiola dhe yje të tjerë, bota e futbollit po ndihmon për koronavirusin Foto ilustruese

Pep Guardiola dhe Lionel Messi kanë dhuruar secili nga 1 milion euro për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata nuk janë në një nismë bashkë, sepse tashmë nuk punojnë në një skuadër, por lajmi për secilin është shpërndarë në orare të ndryshme.

Numri një i stolit të “Qytetarëve” ka dhuruar 1 milion euro për stafet mjekësore në Manchester, ndërsa “Pleshti për ato në qytetin e Barcelonës. Situata në gjithë botën vijon të mbetet alarmante, por gjithsecili po përpiqet të bëjë maksimumin, duke përfshirë edhe yjet e futbollit apo trajnerët.
Edhe Robert Lewandowski ka dhuruar 1 mln euro me bashkëshorten e tij në ndihmë të të prekurve nga koronavirus, ndërkohë që dy mesfushorët gjermanë, Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka, në vetëm tri ditë kanë mbledhur 3 mln euro me nismën e tyre #WeKickKorona.
M.P. / Dosja.al

Shto Koment