Sport

“Messi fsheh problemet e Barcelonës, ai është më i miri në botë”

"Leo është lojtari më i mirë në botë. Ai bën gjëra të çmendura dhe e ndihmon shumë ekipin. Kjo është arsyeja pse kur flasim për Barcelonën nënkuptohet Leo"
Featured image of article: “Messi fsheh problemet e Barcelonës, ai është më i miri në botë” Leo Messi

“Leo Messi mbulon problemet që ka Barcelona”. Ky është mendimi i mesfushorit anësor Malcom, i cili u largua nga katalanasit për te Zeniti në verën e vitit 2019.

Sipas tij, cilësitë e jashtëzakonshme të “Pleshtit” ndihmojnë katalanasit për t’i zbehur problemet që ata kanë. “Padiskutim që disa probleme i mbulon Messi. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Sigurisht, te Barcelona luajnë edhe Suarez, Griezmann, Rakitic, De Jong, Arthur, Vidal, etj. Nuk është vetëm Messi”, është shprehur Malcom.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Leo është lojtari më i mirë në botë. Ai bën gjëra të çmendura dhe e ndihmon shumë ekipin. Kjo është arsyeja pse kur flasin për Barcelonën nënkuptohet Leo”, ka thënë ai.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment