LIVE UPDATES
Ekonomi

Mësimi online joefektiv në Shqipëri, ekspertët: Metodologjia e papërshtatur

30 Prill 2020, 15:04 Nga DOSJA
Mësimi online joefektiv në Shqipëri, ekspertët: Metodologjia

TIRANË- Pavarësisht vendimeve të marra nga ministria e Arsimit për kthimin e pjesshëm në institucionet arsimore të nxënësve dhe studentëve, sërish duket se mësimi online, do të jetë kryefjalë e këtij viti shkollor. Por sa efektiv do të jetë kjo mënyrë e të nxënit?

Bardhyl Musai: Nëse bazohemi në parimet kryesore të të nxënit, për mënyrat e të mësuarit sikurse është ai në klasë apo auditorë që quhet mësimi konvencional, ai online që është sinkron dhe asinkron. Më i suksesshmi është ai i kombinuar, të nxënët e përzierë. 

Eksperti i kësaj fushe Bardhyl Musai, shprehet se sistemi ynë arsimor u gjend i papërgatitur para kësaj sfide, ndaj dhe problematikat janë shumëdimensionale.

Bardhyl Musai: Në këtë moment është pak e vështirë të flasim për cilësinë, pasi mungojnë pajisjet e duhura, është mungesa e programeve të përshtatshme për mësimin online dhe po shfrytëzohen disa platforma si rrjetet sociale.  E treta është metodologjia. Këtu futet edhe metodologjia e zhvillimit të mësimit, por edhe e materialeve të përgatitur enkas për këtë.

Musai ka disa sugjerime, për vitin e ardhshëm akademik.

Bardhyl Musai: Duhen të merren masa që të gjitha programet master të kalojnë në të nxënin e përzierë. Ka studentë që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike dhe nuk paguajnë dot kostot e studimeve, ata duhet të punojnë. Kështu punohet edhe nga studentët e tjerë të botës. Duke qenë se është rezultativ studentët mund të vijnë vetëm dy ditë në javë në fakultet, psh të premte dhe të shtunë dhe ditët e javës të kenë mundësi të punojnë. 

Musai thotë se ky vit do të jetë i pazakontë në të gjitha sferat shoqërore, ndaj dhe niveli i arsimor i studentëve dhe nxënësve,  nuk do të bëje përjashtim.

(Marrë nga Ora News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale bardhyl musai mesimi online bardhyl musai mesimi online

Sondazh

Poll