Sport

Mesi zbulon taktikën e tij të re

Ylli argjentinas i Barcelonës, me rikthimin nga grumbullimi i kombëtares, ka ndryshuar edhe mënyrën e tij të lojës.
Featured image of article: Mesi zbulon taktikën e tij të re
Përditësuar:

SPANJE – Lionel Messi mbetet ende në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për lëvizjen dhe zërat e merkatos, por për mënyrën e lojës dhe atë që ai jep në fushë. Edhe pozicioni i yllit të Barçës, tashmë është disi më i tërhequr jo në majë të sulmit.

Lionel Messi arriti të ishte vendimtar në këtë grumbullim të përfaqësueseve për Argjentinën dhe me rikthimin në Spanjë, pranoi një mënyrë të re loje që ka filluar të aplikojë.

“Tani nuk jam më aq shumë i fiksuar me golin, më pëqlen më tepër të luaj për shokët e skuadrës dhe të jap kontributin tim në grup,” – ka bërë të ditur argjentinasi në rrjetin e tij social në “Twitter”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment