Sport

Mesi shënon golin e fitores, por gjyqtari ia anulon, pasi pa VAR-in

Pretendimi i gjyqtarit ishte, se 30 sekonda më parë, një futbollisti të Paraguajit, i ishte marrë topi me faull, paçka se ka po ai, i cili ka lejuar vazhdimin e aksionit në disa stacione
Featured image of article: Mesi shënon golin e fitores, por gjyqtari ia anulon, pasi pa VAR-in
Përditësuar:

BUENOS AIRES – Argjentina ka marrë vetëm një barazim 1-1 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Paraguajit. “Çelestët”, të cilët luanin në Buenos Aires, bënë gjithçka që mundën për të fituar, por nuk ia arritën. Kjo edhe prej gjyqtarit Rafael Klaus, i cili anuloi një gol të argjentinasve nëpërmjet VAR-it.

Kur rezultati ishte 1-1, pas golave të Romeros (21’) me penallti për Paraguajin dhe Gonzalez (41’) për Argjentinën, në minutën e 57-të të lojës kapiteni Lionel Mesi shënoi dhe e çoi rezultatin në 2-1 për Argjentinën. Por gjyqtari brazilian, duke iu referuar VAR-it, e anuloi golin, duke i mohuar njëherësh fitoren dhe 3 pikët Argjentinës.

Pretendimi i tij ishte, se 30 sekonda më parë, një futbollisti të Paraguajit, i ishte marrë topi me faull. Kjo, paçka se ka po ai që e ka lejuar vazhdimin e aksionit në disa stacione dhe kur Mesi ka shënuar, gjyqtari Klaus ka kërkuar të shikojë rastin në VAR dhe ka e anuluar golin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi shikojeni vetë rastin dhe anulimin e golit të shënuar nga Mesi prej gjyqtarit Rafael Klaus.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment