
Në pamundësi për të vendosur rekorde të mira, lojtarët shqiptarë ka raste që shkruajnë historinë me rekorde negative.
Kjo vlen për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, i cili ka thyer rekordin për ndëshkimin e më shumë kartonëve të verdhë gjatë një sezoni. Lojtari shqiptar u ndëshkua dhe në sfidë ndaj Werder Bremen-it në minutën e 32-të.
“Luftëtari” sheh ekipin e tij të humbasë në shtëpi me rezultatin 0-3, ndërsa Paderborni mund të mjaftohet vetëm me rekordin e vendosur nga Gjasula. Ky i fundit ka tashmë 17 kartonë të verdhë.
M.P. / Dosja.al