Sport

“Mesfusha nuk prodhon gola? Për këtë i kemi sulmuesit!”

Duket qartë se gjërat nuk po ecin mirë në Torino, por mesfushori i talentuar i bardhezinjve është i sigurt se skuadra do të rikthehet në formë
Featured image of article: “Mesfusha nuk prodhon gola? Për këtë i kemi sulmuesit!” Lojtarët e Juventusit, foto ilustruese

Mesfushori i Juventusit, Rodrigo Bentancur, ka komentuar në “Sky Sport” ndeshjen e barazuar 1-1 ndaj Milanit në “San Siro” në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Mesfushori ka mbrojtur skuadrën dhe trajnerin pas kritikave të shumta, që Juventusi ka marrë së fundmi. Duket qartë se gjërat nuk po ecin mirë në Torino, por mesfushori i talentuar i bardhezinjve është i sigurt se skuadra do të rikthehet në formë shumë shpejt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Me Milanin ishte një ndeshje e fortë. Skuadra është shumë mirë. Nuk jemi rastësisht në vendin e parë. Jemi në rrugën e duhur. Ndaj Brescias duhet të fitojmë urgjentisht. Mungojnë golat e mesfushës, por kemi plot sulmues efikasë”, ka deklaruar Bentancur.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment