Aktualitet

“Rrini në shtëpi”, ambasadat e huaja dhe organizatat ndërkombëtare mesazh për shqiptarët: Bashkë do mundim COVID-19

Në këtë mesazh të përbashkët të gjitha organizatat kërkojnë nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe ë gjithë duhet të mendojnë sikur do preken nga ky virus që të shtojnë kujdesin për veten.
Featured image of article: “Rrini në shtëpi”, ambasadat e huaja dhe organizatat ndërkombëtare mesazh për shqiptarët: Bashkë do mundim COVID-19 Mesazhi dhe Ambasada e SHBA

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndare sot mesazhin e përbashkët të gjithë Organizatave Ndërkombëtare të cilat prej kohësh janë atashuar dhe Shqipëri. Në këtë mesazh të përbashkët të gjitha organizatat kërkojnë nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe ë gjithë duhet të mendojnë sikur do preken nga ky virus që të shtojnë kujdesin për veten.

Më tej në mesazh shprehet mirënjohje për të gjithë olicët, mjekët, autoriteteve kufitare, autoritete lokale dhe shumë nga njerëzit tanë që janë në vijën e pare të luftës, duke shpëtuar jetë dhe mundësuar funksionimin e shoqërisë. Në fund jepet dhe një thirrje shprese se bashkë do mposhtim COVID-19.

Këto janë ditë të jashtëzakonshme për të gjithë botën. Pandemia e COVID-19 po rrëmben jetë njerëzore dhe po shkakton trazira masive për njerëzimin. Ne, si bashkësi organizatash ndërkombëtare dhe partnerësh zhvillimi në Shqipëri, dëshirojmë të shprehim unitetin tonë me popullin shqiptar ndërsa bashkojmë forcat në këtë luftë. Ne jemi pranë jush për të kapërcyer këtë krizë së bashku! Ne kemi një mesazh për ju:

Mos hamendësoni se nuk do të prekeni. Përgatituni sikur do të prekeni. Respektoni masat e marra, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, mbani distancën shoqërore, qëndroni në shtëpi dhe lani duart shpesh. Ne dëshirojmë që ju të qëndroni të sigurt, të shëndetshëm dhe të mos prekeni nga Koronavirusi. Lexoni informacione të besueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë dhe kontribuoni në ndërtimin e besimit. Mbroni të prekurit dhe kujdesuni për njëri-tjetrin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është një moment që kërkon solidaritet. Ndërsa shumica jonë gjendemi të sigurt në shtëpi, mirënjohja jonë më e thellë shkon për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, policisë, autoriteteve kufitare, autoritete lokale dhe shumë nga njerëzit tanë që janë në vijën e pare të luftës, duke shpëtuar jetë dhe mundësuar funksionimin e shoqërisë. Faleminderit nga zemra! Së bashku mundemi t’a mposhtim Covid-19”, është ky mesazhi i plotë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment