Rajoni

Mesazhi i Tony Blair për popullin e Kosovës në 20 vjetorin e bombardimit të Serbisë

Tony Blair, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ka dhënë një mesazh për qytetarët.
Featured image of article: Mesazhi i Tony Blair për popullin e Kosovës në 20 vjetorin e bombardimit të Serbisë Tony Blair

Kosovë- Tony Blair, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, 20 vite pas bombardimit të NATOS-s ka deklaruar se Britania u përfshi në fushatën e NATO-s, për të parandaluar vrasjet masive në Kosovë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar stabilitet në rajonin e shkatërruar nga luftërat.

“Në vitin 1999, mora vendimin si Kryeministër i Britanisë për t’u bashkuar me forcat e tjera të NATO-s për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë, për të parandaluar humbjet jetësh të njerëzve, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës. Përpjekja siguroi një prani paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë, siguroi kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në të gjithë rajonin dhe krijoi një marrëveshje kornizë politike.  Për popullin e Kosovës unë them: Ju keni kaluar nëpër kaq shumë gjëra, por keni tejkaluar gjithashtu. Tani, duhet të ndërtoni një të ardhme të denjë për njerëzit tuaj. Një shtet brenda familjes së Evropës. Kam besim se ky vizion do të jetë realiteti i ardhshëm për Kosovën dhe popullin e saj”, është shprehur ish-kryeministri Tony Blair.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-Presidenti Bill Clinton ka mbërritur sot në Kosovë. Ai është mirëpritur në aeroport me nderime nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga. “Mirë se vjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President,”– mësohet t’i jetë drejtuar Pacolli Clintonit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Shto Koment