Sociale

“Tha të lajmëroj shumë njerëz”, drejtoresha e ISHP reagon pas mesazhit të rremë: Mos përdorni emrin tim dhe të kolegëve, ju lutem!

Pas mesazhit ka reaguar ISHP, ku në një postim në mediat sociale shkruajnë se qytetarët mos të bien pre e lajmeve të rreme që përhapin panik.
Featured image of article: “Tha të lajmëroj shumë njerëz”, drejtoresha e ISHP reagon pas mesazhit të rremë: Mos përdorni emrin tim dhe të kolegëve, ju lutem! Albana Fico, drejtoreshe e ISHP

TIRANË- Emri i drejtorëshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, është keqpërdorur pasi një qytetar, i cili është hequr si ajo dhe ka shpërndërë një mesazh të rremë. Pas mesazhit ka reaguar ISHP, ku në një postim në mediat sociale shkruajnë se qytetarët mos të bien pre e lajmeve të rreme që përhapin panik.

Po ashtu dhe vetë Fico ka reaguar dhe shprehet se është koha të kujdesemi për njëri-tjetrin duke zbatuar masat e distancimit social, higjenën personale dhe respiratore, masat e ndërmarra nga autoritetet për kufizim lëvizjesh!

Mesazhi

REAGIMI I ISHP

👉 Instituti i Shëndetit Publik përgënjeshtron mesazhet e qarkulluara këto ditë mbi një korrespondencë personale të drejtoreshës së ISHP mbi situatën aktuale të COVID-19. ISHP i bën thirrje të gjithë qytetarëve që në këto momente të rëndësishme të mos bien pre e lajmeve dhe mesazheve të rreme. 👉 Ndiqni më poshtë ju lutem mesazhin e drejtoreshës së ISHP, Dr. Albana Fico.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju lutem mos shpërndani mesazhe të sajuara duke përdorur emrin tim dhe të kolegeve të mij. NE NUK KOMUNIKOJMË PERSONALISHT APO MIQËSISHT! Ndiqni burimet zyrtare!! Është koha të kujdesemi për njëri – tjetrin duke zbatuar masat e distancimit social, higjenën personale dhe respiratore, masat e ndërmarra nga autoritetet për kufizim lëvizjesh! Na lejoni t’ju ndihmojmë me efektivitet duke na kursyer këto ” lojra”.

Një ditë më parë u keqpërdor dhe emri i mjekut, Pëllumb Pipero, ku një qytetar duke u hequr si ai i kërkonte një familje që të karantinohej pasi një pjestar i tyre  ishte me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment