Politike

Rama nuk tërhiqet: Meta e humbi të drejtën për të qenë në atë zyrë, parlamenti reagon

DIVJAKË- Gjatë takimit me qytetarët në Divjakë Rama tha se Ilir Meta kreu një akt të shëmtuar, pasi firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Sipas Ramës Parlamenti ka të drejtë të reagojë në emër të sovranit, nëse presidenti “çmendet”.

“Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës, firmos dhe ç’firmos, sikur bota të hynte në logjikën e Metës që firma e cdo autoriteti të ishte e mundur të zhbëhej nuk do të kishte më shtet dhe rregull, dhe drejtim, por do të bëhej mbarë bota një rrumpallë e madhe. Prandaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, pa përgjegjshmërie dhe që nuk mund as të pranohet dhe as të tolerohet. Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit për sa kohë fuqia e popullit sovran është te parlamenti dhe që parlamenti ka jo vetëm të drejtën, por detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet” u shpreh Rama.

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(a.m/dosja.al)                                                       

Shto Koment