
TIRANË-Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka dhënë një mesaz në ditën ndërkombëtare kundër dhunës së gruas. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se dhuna ndaj grave dhe vajzave ëshë shkelje e të drejtave të njeriut dhe nuk ka vend askund në botë.
“ Dhuna ndaj grave dhe vajzave ëshë shkelje e të drejtave të njeriut dhe nuk ka vend askund në botë”, shkruan Soreca.
25 nëntori është dita ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Shifrat fatkeqësisht janë kokëfortë. Në Shqipëri gjatë vitit 2020, 6 gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre. 2980 kanë gjetur forcë për t’i denoncuar ato, por ajo që është më alarmante është se nga një numër i lartë denoncimesh, vetëm 532 janë arrestuar nga ana e policisë shqiptare.
(A.k.dosja.al)