Politike

Mesazhi i Ambasadës Amerikane: Në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për ligjet emergjente

Ambasada e SHBA-ve shkruan gjithashtu se roli i Kuvendit është më jetik në kohë krize duke marrë një rol më jetik se kurrë. 
Featured image of article: Mesazhi i Ambasadës Amerikane: Në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për ligjet emergjente

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në ditën ndërkombëtare të Parlamentarizmit. Me anë të një statusi në Facebook, Ambasada Amerikane shkruan se Kuvendi është një gut themeli në një demokraci, pasi përcjellin zërin e qytetarëve.

Ambasada e SHBA-ve shkruan gjithashtu se roli i Kuvendit është më jetik në kohë krize duke marrë një rol më jetik se kurrë. 

Parlamentet e fortë janë një gur themeli i demokracisë. Ata përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, shpërndajnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika, dhe i bëjnë qeveritë të japin llogari. Ata punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit. Në kohët e COVID-19, Parlamentet dhe institucionet e tjera qeveritare i nënshtrohen të njëjta masave distancimi shoqëror si organizatat e tjera publike dhe private. Megjithatë, në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për miratimin e ligjeve emergjente, shpërndarjen e burimeve dhe shqyrtimin e veprimeve të qeverisë,”-shkruhet në postim. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Shto Koment