Merrte rryshfet bashkë me kolegun, ky është mjeku i QSUT-së, mesazhet në kohën e Covid-it: Unë rri në sh...
Politike
VD-MESAZH Amerikës?Basha-Ramës: Do të çojmë ku e ke vendin, sa ti dalin ‘kicat’ SPAK
14 Tetor 2021, 10:37Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ironizoi punën e SPAK, gjatë Kuvendit të Shqipërisë. Ai tha se sapo ti dalin ‘kicat’ (dhëmbët) atëherë do ta çojë Ramën aty ku e ka vendin, e së pari jashtë sallës së Kuvendit.
Basha: Unë kam gjetur gjë gati përveç tigrit në zonën time elektorale. E kishte shtruar fushatën dhe tha se ia vodha zgjedhjet unë 6 muaj i kthyer në Shqipëri. E di që të dhemb 2009, 7 deputetët e Elbasanit që të mohuan pushtetin njëpartiak. Të kishe bashki do kishte mbyllur gropën e Hajdin Sejdisë. S’të zë gjumi por për probleme të tjera. Ia paske kërrcit pasi the fjalën. Sot t’i po bëhesh gati që të vjedhësh shqiptarët. Ke blerë 10 mln euro më shumë energjinë sesa bursa. Ke tenderuar lotët e unazës së Tiranës. Është mundesa e ndëshkueshmërisë që shkatërron moralin. Shqipëria është shtet i kapur nga korrupsioni. Nuk është ndonjë shoqëri e bukur për të qenë. Edhe më 25 prill me banditë, siç e thotë OSBE, jo unë. Me patronazhistët që i pret një fat ndryshme nga ai i sigurimit të shtetit. Nuk ia doli përveç se të zgjasësh jetën e kësaj fatkeqësie kombëtare, jemi këtu më shumë dhe më të fortë. Jo aty ku do ishim. Si e vetmja forcë politike me program. Ti nuk e dije çfarë ishte programi. Do të të çojmë aty ku e ke vendin. Së pari jashtë kësaj sallë. Pastaj kur t’i rriten kicat SPAK nga steroidet e vendit të Pfizer e Modernës, jo Sputnik, pastaj do ta tregojë pushteti i tretë. Më vjen mirë që i ndjek ngjarjet brenda familjes tonë me kërshëri.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e sfidoi publikisht Bashën duke i thënë se nëse është distancuar vërtetë nga Berisha dhe ka ndryshuar, atëherë le të pr...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se është një aktor i mjerueshëm. Gjatë seancës së Kuvendit, Basha i...
TIRANË– Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj përmendi gjatë seancës së Kuvendit, patronazhistët. Ai i quajti patronazhistët zemrat e zjarrta që votuan...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme nga seanca e Kuvendit se ekonomia e vendit po ringrihet fuqishëm. Ai lexoi para deputetëve rapor...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Edi Rama ditën e sotme gjatë Kuvendit, që të mos i bëjë presion drejtorit...