Aktualitet

Rëndohet gjendja shëndetësore e dy të infektuarve, mjeku nga Dibra dhe 39-vjeçarja nga Tepelena nisen me urgjencë drejt Infektivit

Mësohet se drejt spitalit Infektiv në Tiranë janë nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv. Mësohet se pacientët janë një mjek nga Dibra dhe një 39-vjeçare nga Tepelena.
Featured image of article: Rëndohet gjendja shëndetësore e dy të infektuarve, mjeku nga Dibra dhe 39-vjeçarja nga Tepelena nisen me urgjencë drejt Infektivit Spitali Infektiv

TIRANË- Rëndohet situata e të infektuarve me COVID-19. Dosja.al mëson se sot janë nisur drejt spitalit Infektiv 2 pacientë që ndodhen në gjendje të rëndë. Mësohet se mes të infektuarve është një mjek epidemiolog nga Dibra, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, është nisur drejt Tiranës edhe një 39-vjeçare nga Tepelena.

 

Më në fund sot na erdhi një lajm i mirë nga ISHP-ja. Gjatë orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person i infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë janë konfirmuar 82 raste të reja. Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

J.V/Dosja.al

Shto Koment