Bota

Mes pandemisë Covid-19 SHBA nuk gjen qetësi/ Stuhia Isaias kërcënon Kanadanë, mbeten 5 viktima

Qendra kanadeze e uraganëve ka paralajmëruar për reshje të dendura shiu veçanërisht në Kebekun jugor. Kjo është emërtuar si stuhia e nëntë e këtij viti,  pasi Isaias goditi më herët Puerto Ricon, haitin dhe Republikën Domenikane, me erëra të forta që lanë të vdekur dy person .
Featured image of article: Mes pandemisë Covid-19 SHBA nuk gjen qetësi/ Stuhia Isaias kërcënon Kanadanë, mbeten 5 viktima Pamjet nga stuhia e fuqishme Isaias.

SHBA– Pesë persona kanë vdekur ndërsa stuhia tropikale Isaias përfshiu shtetet amerikane në bregun atlantik. Dy persona humbën jetën kur një tornado goditi një park me kampera në Karolinën e veriut dhe të paktën tre të tjerë u vranë në Nju Jork, Delauer dhe Meriland.

Isaias që atëherë është zhvendosur në Kanadanë jug lindore dhe ka humbur fuqi duke u kthyer në një ciklon, post tropikal.

Për këtë shkak Qendra kanadeze e uraganëve ka paralajmëruar për reshje të dendura shiu veçanërisht në Kebekun jugor. Kjo është emërtuar si stuhia e nëntë e këtij viti,  pasi Isaias goditi më herët Puerto Ricon, haitin dhe Republikën Domenikane, me erëra të forta që lanë të vdekur dy person .

Stuhia e fortë shkuli pemët, shkatërroi të mbjella, shumë ndërtesa, përmbytje masive dhe rrëshqitje toke, pasi kaloi mbi karaibe ajo humbi pak fuqi por u rikategorizua si një uragan i kategorisë së parë ndërsa iu afrua karolinave të hënën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Isaias ka lënë më shumë se 3.4 milionë banorë pa energji elektrike ndërsa ka lënë të shkatërruara shumë ndërtesa.

Burimi: washingtonpost

A.C/Dosja.al

Shto Koment