Aktualitet

Mes lotësh, gruaja e kapitenit të humbur turk kërkon bashkëshortin: Vajza më kërkon babain, çfarë më tha për herë të fundit

Mes lotësh, 26-vjeçarja tregon se kur ka folur për herë të fundit me bashkëshortin e saj dhe se e bija i kërkon të atin.
Featured image of article: Mes lotësh, gruaja e kapitenit të humbur turk kërkon bashkëshortin: Vajza më kërkon babain, çfarë më tha për herë të fundit Gruaja e kapitenit të humbur turk, Vesile Yavuz, Sevgin Yavuz

TIRANË– Gruaja e kapitetit turk të zhdukur Sezgin Yavuz, Vesile Yavuz, 26 vjeçe ka folur për mediat turke ditën e sotme në lidhje me dramën që po kalon familja e saj me humbjen e bashkëshortit. Vesile është tashmë tre muaj e gjysmë shtatzënë dhe ka gjithashtu edhe një tjetër vajzë të vogël që po mbush gati 2 vjeçe.

Mes lotësh, 26-vjeçarja tregon se kur ka folur për herë të fundit me bashkëshortin e saj dhe se e bija i kërkon të atin.

Ai u nis para dy muajsh për të ikur jashtë shtetit. Për herë të fundit me të fola më datë 4 shtator dhe më tha që ishte nisur për në Korfuz. Më mori në mëngjes dhe më tha se pas dy ditësh do të më merttë të flisnim me kamër, por kjo gjë nuk ndodhi.

Ishin pronarët e anijes ata që më njoftuan për humbjen e bashkëshortit tim. Sezgin nuk është gjetur ended he unë kërkoj ndihmë nga të gjithë zyrtarët e shtetit. Vajza më kërkon të atin, çfarë t’i them?!

Dua të më kthehet bashkëshorit,”- përfundon gruaja e kapitetin turk që rezulton i humbur prej 4 ditësh.

Gruaja e kapitenit të humbur turk, Vesile Yavuz

Jahti luksoz u gjet i braktisur disa ditë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin.

Mjeti u gjet i braktisur nga peshkatarët, por mbetet ende mister zhdukja e shtetasit turk, Sevgin Yavuz që sipas dëshmisë së pronarit Nemid Akyuz, ai ishte kapiteni.

Ajo që shton më tepër misteret është se mjeti lundrues nuk është diktuar nga radarët, ç’ka i bën autoritetet të mendojnë se mund të ketë qenë vetë Yavuz ai që ka fikur pajisjen.

Pronari Akyuz ka treguar se për herë të fundit ka folur me kapitenin më datë 6 shtator dhe se i ishte dukur mjaft mirë. Ai mohon pistën e mbytjes pasi shprehet se Yavuz ishte me mjaft eksperiencë.

Nga ana tjetër hetimet për fatin e turkut vijojnë. Nuk përjashtohet vetëvrasja.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment