Sport

Mes koronavirusit dhe dëmtimeve, Real Madrid shkon me “paterica” në Milano, i fundit është…

Pa Sergio Ramos dhe Valverden, Real Madrid duhet të bëjë edhe pa Benzeman
Featured image of article: Mes koronavirusit dhe dëmtimeve, Real Madrid shkon me “paterica” në Milano, i fundit është… Real Madrid

MADRID-Real Madrid vjen në një moment jo të mirë në përballjen e së mërkurës përballë Interit për Ligën e Kampionëve. Përpos rezultateve negative në javët e fundit, trajneri francez Zinedine Zidane duhet të bëjë edhe me një mori mungesash që pritet të peshojnë jo pak në transfertën e Milanos.

Pa Sergio Ramos dhe Valverden, Real Madrid duhet të bëjë edhe pa Benzeman, sulmuesi  nuk ishte as në ndeshjen e fundjavës përballë Villarel, ndërsa duhet një mrekulli që lojtari të jetë i gatshëm kundër Interit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Francezi ka një problem në muskujt e këmbës së majtë, edhe pse lojtari është stërvitur në palestër dhe ka bërë disa ushtrime individuale, 48 orët e ardhshme duken të vështira që sulmuesi të jetë në fushë. Benzema nuk është mungesa e vetme, pasi Casemiro  Militao dhe Jovic janë ende në izolim në pritje të tamponit të rradhës. Zidan i mbetet vetëm të kryqëzojë gishtat.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment