Showbiz

Mes këmbanash kishe e maskuar si një pirate, Madonna i vë flakën skenës në Tel Aviv

Madonna ka bërë performancën e shumëpritur në Eurovision, duke ndezur publikun në Tel Aviv.
Featured image of article: Mes këmbanash kishe e maskuar si një pirate, Madonna i vë flakën skenës në Tel Aviv Madonna gjatë performancës në Eurovision 2019.

IZRAEL – Diva e muzikës, Madonna ka bërë një prezantim spektakolar në skenën e Tel Aviv. Ajo këndoi “Like A Prayer” dhe single e ri, “Future” me Quavo. Mediat e Izraelit raportuan se vokali i këngëtares kishte shumë “pasaktësi”, kështu që u tha se këngëtarja do të këndojë playback (Lexo këtu).

Pavarësisht zërave, mbretëresha e Pop-it u shfaq në një atmosferë kishtare ku dominonte zhurma e këmbanave dhe personazhe të veshur si murgj duke sjellë një paraqitje unike. E veshur me të zeza dhe me njërin sy të mbuluar, si një pirate prej vërteti, këngëtarja performoi dy këngët e premtuara mes brohorimash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga një atmosferë pa shumë ritem dhe misterioze, Madonna në këngën e dytë pati dhe shpërthimin e saj duke i dhënë ritëm skenës. Në një duet me reperin amerikan, Quavo ajo përcolli emocione të veçanta.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment