Politike

“Merrni tabulatet dhe whatsapp-in e Ramës”/ ‘Shokon’ Kryemadhi: Kryeministri ka marrëveshje të fshehtë për shkatërrimin e Reformës në Drejtësi, më vjen mirë që Kim e kuptoi

E ftuar në emisionin Open në Top Channel, Kryemadhi tha se palët që janë të interesuar për ta “vrarë” Reformën në Drejtësi janë: Edi Rama dhe bandat kriminale, që sipas Kryemadhit komandojnë Reformën në Drejtësi.
Featured image of article: “Merrni tabulatet dhe whatsapp-in e Ramës”/ ‘Shokon’ Kryemadhi: Kryeministri ka marrëveshje të fshehtë për shkatërrimin e Reformës në Drejtësi, më vjen mirë që Kim e kuptoi Monika Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me fjalët që qarkullojnë për disa palë që duan ta sabotojnë Reformën në Drejtësi, tha se kjo është e vërtetë, dhe se LSI ka kohë që e ligjëron një gjë të tillë.

E ftuar në emisionin Open në Top Channel, Kryemadhi tha se palët që janë të interesuar për ta “vrarë” Reformën në Drejtësi janë: Edi Rama dhe bandat kriminale, që sipas Kryemadhit komandojnë Reformën në Drejtësi.

Çfarë komenti keni për deklaratën e ambasadores së SHBA-së për Refornën në Drejtësi?– e pyeti Eni Vasili.

Kryemadhi: Në fakt mua më vjen mirë që ambasadorja amerikane që edhe pse në një kohë të shkurtër filloi të kuptojë realitetin këtu. Unë ka kohë që e kam thënë që ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Bëhet 4 vjet nga Reforma në Drejtësi dhe ne akoma nuk kemi institucione të ngritura. Kemi parë që qytetarët e thjeshtë që protestojnë për liri arrestohen, dhe lirohen banditët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nxitimi i Ramës për të shkruajtur menjëherë pas deklaratës së ambasadores tregon që maxhoranca është munduar ta kapë. Marrëveshja është midis Edi Ramës dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi. Bandat dhe kriminelët. Mjafton të merren tabulatet e telefonit dhe whatsapp të kryeministrit. Prokurorë, gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kriminelëve.

Marrë nga Hapur.al 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment