Politike

‘Merri të gjitha, vetëm mua jo se jam i martuar’/ Rama “rrëfen” bisedat me Bashën

Kryeministri Edi Rama

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të turit “Bashkia që Duam” ka diskutuar lidhur me vendimin e opozitës së bashkuar për ët mos hyrë në zgjedhjet e qershorit.

Në fjalën e tij, Rama tha se në zgjedhjet e 2017, ai kishte qënë i vetmi që kishte këmbëngulur që Basha të hynte në zgjedhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne këtu ishim, dhe dy vjet si sot Luli mu fut në çadër poshtë penxheres në çadër. Më këndonte himnin që me mjes. Mblidhte turistët e Voltanës dhe Xhelalit. Ikte flinte, ndërsa ata pinin birra. Vinte edhe njëherë në darkë. U dorëzuan të gjithë ndërkombëtarët, vetëm unë su dorëzova duke iu lut Lulit. Sa i jam lut Lulit si jam lut gjithë njerëzve në jetën time. I thashë voto vettingun dhe mos e shaj më Shqipërinë në gjuhë të huaj. Merri të gjitha i thashë, nga qeveria. Merre dhe zv.kryeministren i thashë dhe ika nga zyra. Shiko se KQZ më tha? I mori të gjitha. I thashë merri të gjithë, vetëm mua mos më merr se jam i martum. Ne morëm shumicë. Sa vijnë zgjedhjet prapë, fillon prapë. O Lul po pse këtë punë kam unë? O Lul po pse ca do të jap unë pjeshkat dhe karamelet sa herë vijnë zgjedhjet. Po tani ka fallxhoren, asaj i ka thënë filxhani që ka zgjedhje të parakohshme. Ata nuk u regjistruan në zgjedhje, nuk e di a do të shkojnë të gjithë kryetarët e bashkive pas tyre. Në 30 qershor ne do të marrim bashkinë e Shkodrës. 

Edi Rama, kryeministër

Shto Koment