Politike

Merret vendimi për Kuvendin: Seancat plenare do të zhvillohen në sallë, 3 orë më pak se zakonisht. Miratohet ngritja e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Seancat e ardhshme plenare do të mbahen me datat 3, 10 dhe 17 dhjetor 2020.
Featured image of article: Merret vendimi për Kuvendin: Seancat plenare do të zhvillohen në sallë, 3 orë më pak se zakonisht. Miratohet ngritja e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt Kuvendi i Shqiperise

TIRANË– Seancat plenare do të shkurtohen 3 orë si dhe do të zhvillohen në sallë. Ky vendim vjen pas propozimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve i cili gjithashtu u miratua ditën e sotme nga Konferenca e Kryetarëve.

Seancat e ardhshme plenare do të mbahen me datat 3, 10 dhe 17 dhjetor 2020.

Konferenca e Kryetarëve po ashtu miratoi ngritje ne Komisionit të Posaçëm Parlamentar për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, pas një kërkese të bërë nga një grup deputetësh të PS.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendimi i Konferencës së Kryetarëve: 

Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor – 18 dhjetor 2020. Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, njoftoi Konferencën se në përgjigje të kërkesës së tij të datës 18 nëntor 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se “Urdhëri nr. 633, datë 11.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, nuk cënon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare. Seancat plenare duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social dhe mundësisht të kenë kufizime në kohëzgjatje.” Në këto rrethana, kohëzgjatja e seancave do të shkurtohet në tre orë.Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare me datat 3, 10 dhe 17 dhjetor 2020. Konferenca vendosi t’i përcjellë seancës plenare kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti mbi gjetjet dhe konkluzionet e verifikimeve të kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi rolin e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve publike shqiptare në ndihmë të të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment