Aktualitet

Merret me barela për në Polici, protestesja ulëret gjithë kohës: o më marrin kundër vullnetit tim. Jam shtetase e huaj!

Gjatë gjithë kohës ajo ka bërtitur dhe kundërshtuar shoqërimin e saj në Polici.
Featured image of article: Merret me barela për në Polici, protestesja ulëret gjithë kohës: o më marrin kundër vullnetit tim. Jam shtetase e huaj! Pamje nga protesta

TIRANË– Policia ka marrë protestuesen Ira Kurti. Ajo është marrë me barelë dhe është futur në ambulancë. Ndërkohë që gjithë kohës ajo ka bërtitur dhe kundërshtuar shoqërimin e saj në Polici. Ira Kurti jeton kryesisht në Kanada dhe është aktiviste.

“Po më marrin kundër vullnetit tim. Jam shtetase e huaj,”-tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpërndahet me dhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët janë mbledhue për të protestuar, kanë mbërritur disa furgona policie. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistët Arben Kola dhe Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment