Aktualitet

“Merreni ju transportin publik për 6 muaj”/ Shoqata e Transportit i çon dy propozime Veliajt: Po përballemi me humbje, ne iu japim fatorinot, shoferët dhe kontrollorët…

Në një kërkesë me shkrim, të lëshuar më 7 korrik, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka kërkuar gjetjen e një rrugë të mesme për të përballuar humbjet e biznesit në kohë pandemie.
Featured image of article: “Merreni ju transportin publik për 6 muaj”/ Shoqata e Transportit i çon dy propozime Veliajt: Po përballemi me humbje, ne iu japim fatorinot, shoferët dhe kontrollorët… Erion Veliaj

TIRANË– Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka bërë një kërkesë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj lidhur me mosfrekuentimin e linjave urbane. Në një kërkesë me shkrim, të lëshuar më 7 korrik, ata kanë kërkuar gjetjen e një rrugë të mesme për të përballuar humbjet e biznesit në kohë pandemie.

Ata bënë dy kërkesa; njëra prej tyre konsiston në faktin që të gjithë mjetet e transportit dhe asetet t’i kalojnë Bashkisë. Ndërsa oposioni tjetër është që Bashkia të mbulojë shpenzimet (lekë/km të përshkruara) sipas modelit europian deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit. 

“Po përballemi me humbje të konsiderueshme si rezultat i mosfrekuentimit të pasagjerëve.Ky mosfrekuentim vjen nga frika e pasagjerëve për të lëvziur nga thirrjet e vazhdueshme nga institucionet dhe persona publike që kërkojnë frekuentimin e shërbimit tonë. Vënia në dispozicion të Bashkisë për 6 muaj të të gjithë autobusëve urbanë stafin drejtues, shoferë, fatorino dhe çdo aset për mirëmbajtje. Pagesën për mbulimin e kilometrave të përshkruar sipas modelit europian për kapërcimin e situatës së krijuar nga pandemia,”-shkruhet në kërkesën e Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 10 korrik, Shoqata e transportit urban njoftoi se lëvizja e autobusëve do të ndërpritej ditën e hënë, por më pas u dha edhe versioni i kundërt. Shkak për këtë rimbyllje, u lajmërua se ishte bërë humbja që kompanitë e transportit kanë pësuar këto ditë që kanë qenë në punë.

(k.m/doja.al)

Shto Koment