DiasporaRajoni

Merren masa të reja anti-Covid në Kosovë, hapen restorantet, baret dhe qendrat tregtare në 18 prill  

Gazeta Ekspress shkruan se të hënën do të hapen baret, restorantet dhe qendrat tregtare.
Featured image of article: Merren masa të reja anti-Covid në Kosovë, hapen restorantet, baret dhe qendrat tregtare në 18 prill   Foto Ilustruese

KOSOVË- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë ka njoftuar ditën e sotme se nga 18 prilli do të lirohen masat anti-Covid. Gazeta Ekspress shkruan se të hënën do të hapen baret, restorantet dhe qendrat tregtare.

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve.  Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë deri tani janë regjistruar 99 210 persona me Covid, ndërsa 2030 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment