Aktualitet

Merr fund pritja për çiftet! Martesat do nisin të realizohen pas datës 23 qershor, rregullat dhe protokolli që duhet të zbatojnë

FOTO
Tashmë, pas datës 23 qershor është i mundur edhe organizimi i ceremonive martesore, sigurisht nën një numër të reduktuar të ftuarish dhe më protokoll sigurie.
Featured image of article: Merr fund pritja për çiftet! Martesat do nisin të realizohen pas datës 23 qershor, rregullat dhe protokolli që duhet të zbatojnë Foto Ilustruese

TIRANË– Të gjithë ata që mezi kanë pritur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, tashmë e kanë një dritë jeshile.

Tashmë, pas datës 23 qershor është i mundur edhe organizimi i ceremonive martesore, sigurisht nën një numër të reduktuar të ftuarish dhe më protokoll sigurie.

Këtë lajm, e ka publikuar edhe Ermal Mamaqi në profilin e tij në Facebook, teksa shkruan se tashmë do të realizohet kujtimi i bukur për çiftet e reja.

Lajm i mire per nuset e Ami Event dhe jo vetëm, për të gjithë Dasmat 2020! Mbas nje takimi sot me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi, si përfaqësues të një industrie shumë të fuqishme për ekonominë Shqiptare (rreth 200Mln Euro/Vit) morem nje lajm te mrekullueshem per te gjithe ata qe kane dasmen ne 2020. Ne dt 23 Qershor me lirimin e masave do mundesohet dhe realizimi i ceremonive martesore sipas nje protokolli te aprovuar nga organet perkatese. Me nje nr te reduktuar, duke respektuar distancimin social, do mundemi qe te mbajme premtimin per te realizuar kujtimin tuaj me te bukur.
Ju jemi mirnjohës për mirkuptimin në këto ditë të vështira të planetit,”– shkruan Mamaqi teksa shihet në foto me bizensmenin Armand Peza dhe ministrin Blendi Klosi.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

Lajm i mire per nuset e Ami Event dhe jo vetëm, për të gjithë Dasmat 2020! Mbas nje takimi sot me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi, si përfaqësues të një industrie shumë të fuqishme për ekonominë Shqiptare (rreth 200Mln Euro/Vit) morem nje lajm te mrekullueshem per te gjithe ata qe kane dasmen ne 2020. Ne dt 23 Qershor me lirimin e masave do mundesohet dhe realizimi i ceremonive martesore sipas nje protokolli te aprovuar nga organet perkatese. Me nje nr te reduktuar, duke respektuar distancimin social, do mundemi qe te mbajme premtimin per te realizuar kujtimin tuaj me te bukur. Ju jemi mirnjohës për mirkuptimin në këto ditë të vështira të planetit. @amievent_official @blendi_klosi #Armand Peza

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

(f.m/dosja.al)

Shto Koment