Sport

Merr fund aventura e Shaqirit te Liverpool, zbulohet destinacioni i ardhshëm i futbollistit

Shaqiri mësohet se ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij te klubi turk, ku është rënë dakord për një kontratë 3 vjeçare me 3 milionë euro në sezon
Featured image of article: Merr fund aventura e Shaqirit te Liverpool, zbulohet destinacioni i ardhshëm i futbollistit Xherdan Shaqiri

ANGLI-Xherdan Shaqiri me shumë mundësi do të largohet nga Liverpool këtë verë dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi.Sipas lajmeve të fundit nga “TivibuSpor”, në gjurmët e sulmuesit është vënë Fenerbahçe.Madje thuhet se këta të fundit kanë pasur edhe kontakte me vetë lojtarin.

Shaqiri mësohet se ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij te klubi turk, ku është rënë dakord për një kontratë 3 vjeçare me 3 milionë euro në sezon dhe tashmë duhet të bindet vetëm Liverpool për ta lënë të lirë sulmuesin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Te Fenerbahçe Shaqiri do të gjente edhe një shqiptar tjetër, siç është Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit turk.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment