Aktualitet

Zjarr për pak minuta në fasadën e Bashkisë Kamëz, dy kondicionerët shpërthejnë në flakë, forcat zjarrfikëse neutralizojnë situatën (PAMJET)

VIDEO
Mësohet se shkaku i zjarrit ishte shpërthimi i dy kondicionerëve. Më pas ka qenë një qytetar i cili është munduar që ta fik zjarrin me kova uji deri sa ka arritur zjarrfikësja. 
Featured image of article: Zjarr për pak minuta në fasadën e Bashkisë Kamëz, dy kondicionerët shpërthejnë në flakë, forcat zjarrfikëse neutralizojnë situatën (PAMJET) Pamje nga zjarri në Bashkinë Kamëz
Përditësuar:

TIRANË– Zjarri i cili përfshiu disa minuta më parë  tarracë e hyrjes së godinës së Bashkisë Kamës është shuar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se situata është marrë në kontroll nga zjarrëfikësit edhe pse këto të fundit arritën me vonesë në vendngjarje.

Mësohet se shkaku i zjarrit ishte shpërthimi i dy kondicionerëve. Më pas ka qenë një qytetar i cili është munduar që ta fik zjarrin me kova uji deri sa ka arritur zjarrfikësja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa minuta më parë ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka ndau një video në rrjetet sociale ku njoftoi se hyrja e Bashkisë është përfshirë nga flakët.

(A.K.dosja.al)

  • 12:47

    Zjarri në bashkinë e Kamzës, flet punonjësja: Nuk ka vend për panik, u shua në kohë rekord

    Foto nga zjarri

    Bashkisë së Kamzës ka reaguar për zjarrin që ra mëngjesin e sotëm në godinën e kësaj bashkie. Përfaqësuesja e mediave në bashki theksoi  për Fax News se nuk ka vend për panik dhe se flakët u shuan në kohë rekord.

    “Nuk ka vend për panik. Ishte thjesht një shkëndijë zjarri që u shua shumë shpejt. Është një shkëndijë normale, dhe nuk ka asnjë dëmtim. U shua në kohë rekord.”, tha përfaqësuesja e medias në bashkinë Kamëz.

Shto Koment