Aktualitet

Merr flakë banesa dy katëshe në Malin e Robit, dyshohet për shkëndijë elektrike

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë katin e dytë të një banese duke rrezikuar të shkrumbojë të gjithë godinën e cila ndodhet në zonën e plazhit. Për fat të mirë nga flakët nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Featured image of article: Merr flakë banesa dy katëshe në Malin e Robit, dyshohet për shkëndijë elektrike Pamje nga zjarri

KAVAJË – Një ndërtesë 2 katëshe pasditen e sotme është përfshirë nga flakët u përfshi në zonën e Malit të Robit, në Kavajë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë katin e dytë të një banese duke rrezikuar të shkrumbojë të gjithë godinën e cila ndodhet në zonën e plazhit. Për fat të mirë nga flakët nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pamje nga zjarri

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrëfikësit të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakave, sakaq dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment