LIVE UPDATES
Bota

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

17 Shtator 2021, 16:44 Nga DOSJA
Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

GJERMANI- Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të 16 vjetëve qeverisje Angela Merkel merr vlerësime maksimale jo vetëm në Gjermani, por në shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.

Në 12 shtete të BE kancelarja Merkel vlerësohet si personalitet drejtues, që ruajti unitetin e BE dhe përballoi me sukses kriza të ndryshme. Është konkludim i një studimi të gjerë, të bazuar në sondazhe, të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR), qendër kërkimore e Brukselit. Në të konstatohet se”Angela Merkeli mishëron një Gjermani të fortë dhe stabile. Dhe është pozicionuar si spirancë e Evropës, në më shumë se një dekadë krizash.”

Dihet se në katër mandatet e Merkelit si kancelare ka pasur disa kriza të mëdha. Kujtojmë krizën e eurozonës në 2008/2009; krizën e refugjatëve në 2015-ën; referendumin e Brexitit në 2016 dhe pandeminë e Covid-it, dy vitet e fundit. Merkeli çmohet veçanërisht për aftësinë e saj për kompromis dhe për të krijuar konsensus.

Pa Merkelin, në botë do të kishte pasur më shumë konflikt, konkludojnë p.sh. 33 përqind e spanjollëve, 30% e holandezëve dhe 28% e portugezëve.

Më mirë Merkeli apo Macroni për të drejtuar Evropën?

Midis Merkelit dhe Macronit, qytetarët evropianë preferojnë qartë Merkelin. Merkelin e përfytyrojnë p.sh. për postin e një presidenteje të Evropës (post hipotetik), 41% e të anketuarve në Evropë, përballë 14 përqind, që preferojnë presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Autorët e studimit shpjegojnë se “me stilin e saj teknokratik të drejtimit ajo zgjon më shumë besim, se Macroni me fjalimet e tij vizionare”. Si lidere të Evropës Merkelin e preferojnë madje edhe 32% e francezëve, në një kohë që presidentin e tyre e shohin në këtë rol vetëm 20% e francezëve. Për Merkelin si lidere të Evropës janë edhe 42 përqind e gjermanëve, që i japin 15% Macronit. Në sondazh morën pjesë 16.247 evropianë.

Gjermania ka përfituar nga imazhi pozitiv i Merkelit

Qeverisja e Merkelit rezulton se i ka qetësuar frikërat në Evropë nga një Gjermani shumë e fortë. Merkeli e ka pozicionuar Gjermaninë si një fuqi bashkuese. Kjo mbështetet nga fakti që Gjermaninë e vlerësojnë jo vetëm qytetarët e shteteve, që e duan politikën financiare të kursimeve, por edhe shtetet në jug, kritike ndaj kësaj politike. Simpati në vendet kritike ndaj Gjermanisë, Merkeli siguroi sidomos me dakordimin historik për të hyrë në borxhe të përbashkëta i gjithë BE, që të financohet programi i rindërtimit të ekonomive nga Covid-19.

Shumica e qytetarëve, si në veri, ashtu edhe në jug të Evropës, si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim thanë më tej se kanë besim që interesat e tyre t’i përfaqësojë në shumë fusha Gjermania.

Lidershipin ekonomik gjerman e mbështesin edhe 45% e spanjollëve në jug të Evropës dhe 50% e hungarezëve në lindje. Gjermaninë e shohin si lidere, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, 35% e evropianëve.

Por në pikëpamje gjeopolitike, si përfaqësuese të evropianëve p.sh. përballë SHBA apo Kinës, Gjermaninë e përfytyrojnë më pak evropianë: nga 22 deri 20 përqind. Për të avancuar në këtë drejtim, sipas studimit, Gjermania duhet të ecë në rrugë krejt të reja. Por një fillim radikal të ri nuk e premton asnjëri nga kandidatët aktualë për kancelarë të Gjermanisë. Një fillim radikal të ri nuk e kërkojnë aktualisht as shumica e gjermanëve.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel emmanuel macron angela merkel emmanuel macron

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën