Bota

Merkel thyen protokollin shtetëror, për t’ju shmangur dridhjeve ulet gjatë ekzekutimit të himnit

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zgjedhur që të qëndrojë e ulur teksa priti kryeministren e re të Danimarkës duke thyer protokollin e ceremonisë.
Featured image of article: Merkel thyen protokollin shtetëror, për t’ju shmangur dridhjeve ulet gjatë ekzekutimit të himnit Mette Frederiksen dhe Angela Merkel

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë “mësim” nga dridhjet e pësuara në ceremonitë zyrtare.

Gjatë pritjes me kryeministren e re të Danimarkës, Mette Frederiksen, Merkel ka zgjedhur që të qëndrojë e ulur teksa luheshin himnet kombëtare, për të parandaluar kështu dridhjet.

Duke u munduar t’i shmanget një tjetër lajmi, Merkel ka thyer protokollin e ceremonisë, i cili sugjeron se duhet një qëndrim rreptësisht i drejtë.

Merkel pësoi dridhje të forta trupi gjatë një vizite shtetërore nga Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskiy më 18 qershor dhe në betimin e ministrit të ri të drejtësisë të Gjermanisë të enjten.

Lidhur me dridhjet e “gruas së hekurt”, mediat botërore kanë nisur edhe aludimet, duke pretenduar se këto janë shenjat e para të sëmundjes së Parkinsonit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment