Bota

Merkel refuzoi lehtësimin e masave të Covid-19/ Ministri i Ekonomisë në Gjermani apel 16 rajoneve për koronavirusin: Kufizimet të hiqen gradualisht

Së fundmi ministri i ekonomisë në Gjermani u ka kërkuar 16 rajoneve të vendit marrin gradualisht vendimin për heqjen e kufizimeve të koronavirusit.
Featured image of article: Merkel refuzoi lehtësimin e masave të Covid-19/ Ministri i Ekonomisë në Gjermani apel 16 rajoneve për koronavirusin: Kufizimet të hiqen gradualisht Peter Altmaier

GJERMANI– Gjermania është një ndër vendet që po përballon më së miri situatën e vështirë që është krijuar nga koronavirusi, pasi ka një sistem mjaftë të përparuar të shëndetësisë si edhe ka njënumër të lartë të mjekëve dhe infermierëve nëpër spitale.

Megjithatë Qeveria gjermane nuk është dakord të lehtësimi i masave ndaj virusit të vij  kaq shpejtë sepse edhe kancelarja Angela Merkel e sheh me rrezik këtë vendim për vendin.

Së fundmi ministri i ekonomisë në Gjermani u ka kërkuar 16 rajoneve të vendit marrin gradualisht vendimin për heqjen e kufizimeve të koronavirusit.

Por në bazë të sistemit që ka qeveria Gjermane, çdo rajon në vend ka fuqinë të zbatojnë dhe të heqin dorë nga masat distancuese sociale, mbi të cilat Berlini po mbështetet për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Kujtojmë që deri më tani Gjermania ka pasur rreth 150,000 raste të  koronavirusit, në bazë të shifrave zyrtare të publikuara ditën e sotme, ndërsa numri i të vdekurëve ka shkuar në 5,750 vdekje, që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një shifër relativisht e ulët krahasuar me shtetet e tjera në Europë si Italia, Spanja, Franca dhe Britania.

“Si një person që beson në vendime të bazuara në fakte, ju rekomandoj të gjithëve të veprojmë me shumë kujdes në mënyrë që të mos detyrohemi të heqim dorë përfundimisht nga masat lehtësuese.”- tha Peter Altmaier

Burimi:  Mirror 

A.C/Dosja.al

Shto Koment