Bota

Merkel në deklaratë e e saj së fundit si kancelare: Pandemia dhe përmbytjet në Gjermani janë çështjet më shqetësuese

Tagesschau shkruan se Merkel në konferencën e saj të fundit ka folur për dy problemet më të mëdha të Gjermanisë, të cilat janë pandemia e Covid-19 si dhe përmbytjet në vend.
Featured image of article: Merkel në deklaratë e e saj së fundit si kancelare: Pandemia dhe përmbytjet në Gjermani janë çështjet më shqetësuese Angela Merkel

GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbajtur sot konferencën e saj të fundit si kancelare në Gjermani. Tagesschau shkruan se Merkel në konferencën e saj të fundit ka folur për dy problemet më të mëdha të Gjermanisë, të cilat janë pandemia e Covid-19 si dhe përmbytjet në vend. Në lidhje me pandeminë e Covid-19, Merkel ka thënë se në Gjermani numri i rasteve të reja me Covid është në rritje të vazhdueshme dhe se në dy javët e ardhshme pritet që numri të dyfishohet. Merkel gjithashtu ka bërë thirrje opër vaksinimin e popullsisë, duke shtuar se çdo vaksinim ka rëndësi të madhe në luftën kundër pandemisë.

“Ne kemi një rritje eksponenciale  në numrin e rasteve të reja të koronavirusit dhe unë e shoh këtë dinamike shqetësuese. Ne duhet të supozojmë se në më pak se dy javë do të kemi një dyfishim të numrit të rasteve të reja. Çdo vaksinim ka rëndësi. Çdo vaksinim është një hap, një hap i vogël, drejt kthimit në normalitet për të gjithë. Sa më shumë që vaksinohemi, aq më shumë bëhemi përsëri të lirë. Jo vetëm si qytetarë individualë por edhe si një komunitet”, tha Merkel.

Merkel gjithashtu tha se duhet që të kishin bërë diçka më parë që të ndalonin ndryshimin e klimës. Ajo tha se ata nuk kanë bërë aq sa duhet për të kufizuar ngrohjen globale, të cilën duhet ta çojnë në 1.5 gradë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk duhet të pretendojmë se nuk kemi bërë asgjë, por është e vërtetë që nuk është bërë aq sa duhet për të qëndruar nën 2 gradë dhe sa më afër 1.5-shit. Kjo nuk është e vërtetë vetëm për Gjermaninë, por për shumë vende në të gjithë botën, prandaj duhet të rrisim ritmin”, tha Merkel.

Në lidhje përmbytjet ajo miratoi një paketë ndihme prej 400 milion eurosh, ndërkohë që shtoi se: E kemi bërë të qartë se kjo shumë do të rritet nëse nuk është e mjaftueshme.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment