Bota

Merkel e bindur: Ka ende mundësi për një marrëveshje për Brexit

Teksa u ndal tek Brexit gjatë një fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit Gjerman, Merkel u shpreh shumë e bindur se ekzistonin ende të gjitha mundësitë për të arritur aty në mënyrë të koordinuar, domethënë me një marrëveshje.
Featured image of article: Merkel e bindur: Ka ende mundësi për një marrëveshje për Brexit Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë

GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se ka shpresa për një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për Brexit, pavarësisht pasigurive për situatën politike në Londër.

Teksa u ndal tek Brexit gjatë një fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit Gjerman, Merkel u shpreh shumë e bindur se ekzistonin ende të gjitha mundësitë për të arritur aty në mënyrë të koordinuar, domethënë me një marrëveshje.

“Dhe qeveria gjermane do të angazhohet deri ditën e fundit që kjo gjë të jetë e mundur”, nënvizoi ajo gjatë debateve për buxhetin 2020 në Bundestag. Kancelarja konservatore shtoi se Gjermani ishte gjithashtu e përgatitur në rast të një largimi të Britanisë së Madhe pa marrëveshje.

Boris Johnson duket se ka ndryshauar qëdnrim dhe  konfirmoi se do të bënte përpjekje për të arritur një marrëveshje të re divorci me Bashkimin Europian deri në samitin e 17-18 tetorit, pas një sërë debatesh të nxehta në Dhomën e Komuneve dhe humbjes së maxhorancës që kundërshton strategjinë e tij për një Brexit me çdo kusht.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment