
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka treguar taktikën me të cilën do mund të dalë në zgjedhje opozita.
E ftuar në emisionin “Open”, Duma tha se për sa i përket formulës territoriale mund të ketë momente që do të kandidojnë bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ndërsa në qarqe të tjera do të kandidojnë të vetëm, duke shpjeguar edhe arsyet.
“Me formulë territoriale, mund të ketë momente që do të dalim bashkë, në disa qarqe bashkë në disa jo. LSI maksimizon forca atë zonës të majtë për shembull. Kjo që ju them është një tjetër mesazh, po shkrijmë sinergjinë me taktikë. Duke mos ndjekur asnjë formulë dhe duke ndjekur çdo taktikë të mundshme do të arrijmë të fitojmë,”– tha Grida Duma.
(k.m/dosja.al)