Ekonomi

Menduam se ishte Ilir Meta, fotoja e postuar nga Rozana Radi i bëri ‘lëmsh’ të gjithë

Një foto e postuar nga Rozana Radi në profilin e saj në Instagram i ngatërroi të gjithë. Kush ishte politikani në foto? Në fakt nuk ishte as burrë e as politikan.
Featured image of article: Menduam se ishte Ilir Meta, fotoja e postuar nga Rozana Radi i bëri ‘lëmsh’ të gjithë Rozana Radi poston foton e një fëmije. Kush ishte ai/ajo?

Ditën e sotme, Rozana Radi postoi në Instagram një foto të vjetër të një bebi, ku bëri edhe pyetjen se kush ishte politikani? Komentet ishin të shumta, por jo të ndryshme, pasi të gjithë e menduan se ishte Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Fotoja e postuar nga Rozana Radi

Kjo foto u bë virale dhe le të themi se të gjithë u bëmë pak lëmsh, për faktin se ngjashmëria midis tyre ishte e madhe. E vërteta qëndron se bebi në foto ishte moderatorja shqiptare, Flori Dardha dhe njëkohësishtë edhe mikesha e Rozana Radit.  Në foton e postuar ajo shkruan: “Dhe ta mendosh që këtë bebin e vogël e ngatërruat të gjithë me z.Ilir Meta (shumica). Është Fiori Dardha. Lutemi të gjithë që të mos bëhet presidente një ditë se do na ndryshojë ‘kushtetutën’. Fiori Dardha bebe i ngjan z.Ilir Meta, ndërsa tani ke pak nga ‘Nard Ndoka.”

Fëmija në foto ishte moderatorja, Fiori Dardha

Një shaka e tillë sigurisht që nga Fiori është pritur mirë.

L.K/Dosja.al

Shto Koment