Showbiz

“Mendova se kisha tumor në tru”, Lori Hoxha rrëfen me detaje panikun e përjetuar: Po çmendesha (FOTO)

Lori Hoxha ka ardhur më pranë ndjekësve duke shprehur hapur problemet serioze me ankthin dhe panikun.
Featured image of article: “Mendova se kisha tumor në tru”, Lori Hoxha rrëfen me detaje panikun e përjetuar: Po çmendesha (FOTO) Bloggerja, Lori Hoxha.

TIRANË- Lori Hoxha ka treguar edhe më parë se vuan nga problemet me ankthin dhe paniku. Shenjat e para të kësaj sëmundjeje i kanë nisur që në vitin 2012, dhe bloggerja ka vendosur të zhvillojë një bisedë të hapur me miqt e saj virtualë. Në një bisedë pyetje-përgjigje, Lori Hoxha ka mirëpritur të gjitha pyetjet e ndjekësve që kanë të njëjtat problem, duke i dhënë këshilla dhe duke rrëfyer me detaje problemet serioze me ankthin.

“A keni simptoma të vërteta fizike? Kam pasur një presion në gjoks.”- i shkruan një ndjekëse Lori Hoxhës.

Pas kësaj pyetjeje, Lori Hoxha është ‘zbërthyer’, duke treguar se si e përjetoi panikun dhe ankthin, vite më parë.

“PO!! Kjo gjë po më çmendtte. Ishte surreale se si diçka si anthi mund të më lëndonte aq shumë dhe të më jepte edhe më shumë ankth, sepse sa herë që kisha një simptomë të re, mendoja se gjërat po bëheshin edhe më serioze. Do të listoj disa nga gjërat që kisha në mendje në ato momente: Probleme me frymëmarrjen, tmerre, shikim të turbullt, kisha shumë vapë ose shumë ftohtë, ndjesi të dridhurash, dhimbje koke, të vjella, më thahej goja, më merreshin mendt, dhimbje barku, dhimbje kyçesh, dhe 100 simptoma të ngjashme, aq sa isha e bindur se kisha sklerozë të theksuar/kancer/tumor në tru”- ka shkruar Lori Hoxha.

Postimi i Lori Hoxhës.

(R.L/Dosja.al

 

                                                                                                                                                                           

Shto Koment