Showbiz

“Mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj”, këngëtari i njohur tregon se nuk fiton fare para nga muzika

Teksa Jondida e ka pyetur se sa lekë fiton nga muzika që bën, Xhavid Dedej ka treguar se nuk fiton mjaftueshëm.
Featured image of article: “Mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj”, këngëtari i njohur tregon se nuk fiton fare para nga muzika Xhavid Dedej

TIRANË- Është krijuar gjithmonë përshtypja se personazhet VIP, por kryesisht për këngëtarët se ata paguhen mirë dhe kanë të ardhura të mjaftueshme jo vetëm për të mbyllur shpenzimet mujore, por edhe për një jetë luksoze.

E megjithatë të kundërtën na e ka vërtetuar këngëtari i njohur Xhavid  Dedej, teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e të mërkurës në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel.

Teksa Jondida e ka pyetur se sa lekë fiton nga muzika që bën, Xhavid Dedej ka treguar se nuk fiton mjaftueshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm, ka lekë’ edhe qerasim ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, është shprehur Xhavid Dedej.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment